Tualeti është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Çfarëdo lloj prishje hidraulike në banjë mund të na shqetësoj për pjesën tjetër të ditës. Pra, mos u shqetësoni sepse për ju kemi listuar variante të ndryshme se si t’i rregullojmë ato probleme.
Bllokimi i lavamanit
Shumicën e herëve bllokimi i lavamanit mund të shkaktohet nga mbetja e materialit të sapunit, dhe mënyra më efektive për ta zhbllokuar është metoda me ujë të vluar. Mbusheni një enë të madhe me ujë dhe vendoseni për ta vluar. Pastaj derdhni ujin në kullues në tre ose katër faza të ndryshme. Nëse kjo metodë funskionon atëherë do ta vëreni rezultatin menjëherë.
Kokat e dushit që pikojnë
Shumica nga ju ndoshta nuk e konsideroni një problem të madh rrjedhjen e kokës së dushit, por kjo është njëra ndër arsyet e rritjes së faturës tuaj të ujit. Poashtu lagështia nga kjo mund të çojë në rritjen e mykut.
Rregullimi i këtij problemi mund të jetë shumë i thjeshtë. E para është të shikosh nëse ka hapësirë për ta shtrënguar ndonjë vidë, e nëse jo duhet të bëhet ndrrimi komplet i kokës së dushit që në këtë rast ja vlen për të kursyer në një mënyrë më afat-gjatë.
Rubinetat që pikojnë
Edhe pikimi i rubinetave është një problem që injorohet shumicën e kohës, por që mund të rezultojë në humbje të pakontrolluar të ujit dhe rritje të mykut.
Si alternativë e duhur dhe fillestare është të fikni sistemin e ujit, të hiqni rubinetin, dhe pastaj të kontrolloni me një profesionist për të parë se ku qëndron problemi. Nëse të dyja rubinetat pikojnë, ndoshta është koha për ndërrimin e pajisjeve të banjës.
Presioni i ulët i ujit
Presioni i ulët i ujit është poashtu një problem tjetër i shpeshtë në shumë banjo. Në shumicën e kohës është e vështirë të dihet shkaku i këtij problemi. Presioni i ujit shpesh ngadalësohet për shkak të grumbullimit të shkallës së gëlqeres në sistemin e tubacioneve.
Shkalla e gëlqeres është një substancë e bardhë dhe e fortë që formohet për shkak të pranisë së karbonatit të kalciumit në ujë.
Shkalla e gëlqeres mund të hiqet nga një proces i cili heq shkallët e gëlqeres të njohur si shkrirja. Kjo bëhet duke kaluar një pastrues ose tretësirë për shkrirjen përmes sistemit të kalimit të ujit.
Zgjidhja e shkrirjes mund të gjendet në çdo dyqan të përgjithshëm. Nëse shkalla e gëlqeres nuk është shkaku i presionit të dobët të ujit, atëherë mund të jetë koha të ndryshoni kokën e dushit.
Aroma e keqe
Është e vështirë të injorohet çdo aromë e keqe nga banjoja. Kjo mund të vijë nga çdo burim, përfshirë tualetin, për shkak të ujit të ndenjur, ajrosjes së papërshtatshme, kullimit të bllokuar, etj.
Mënyra më e mirë për t’i larguar erërat e pa-dëshiruara është të hapim dritaren dhe ta lëjmë ajrin që të futet brenda dhe erën e keqe të largohet. Ka edhe shumë mënyra tjera të cilat mund t’i provojmë në shtëpi për ta larguar erën e keqe.
Sidoqoftë, nëse aroma vazhdon, ajo mund të vijë nga brenda kanalizimit. Këshillohet që në raste të tilla të telefononi një hidraulik.
Tualeti i bllokuar
Një tualet i bllokuar është makthi më i madh i cdo kujt. Nëse nuk trajtohet siç duhet, kjo gjithashtu mund të çojë në tejmbushje. Mënyra më e mirë për tu marrë me këtë çështje është duke përdorur spirale për pastrimin e gypave për të hequr qafe mbeturinat e padëshiruara që bllokojnë vendkalimin.
Tualet që rrjedh vazhdimisht
Tualeti që rrjedh është një shqetësim për të gjithë për shkak se shkakton humbje të madhe të ujit. Njëri ndër shkaqet për këtë problem mund të jetë zinxhiri në rezervuarin e ujit. Ja vlen të hedhet një sy brenda rezervuarit të ujit për të kontrolluar nëse zinxhiri është bllokuar.
Një rregullim krejtësisht i thjeshtë mund të ndalojë një problem të madh. Nëse problemi nuk zgjidhet, atëherë duket se është koha për një zinxhirë të ri.
Mungesa e ventilimit të duhur
Një ventilim jo i mirë mund të shkaktojë shumë probleme brenda banjos. Një banjo efikase duhet të ketë një sistem ventilimi që e lejon ajrin e lagësht të kalojë dhe ajrin e pastër e lejon që të hyjë në hapësirë.
Duhet të bëhet një kontroll i rregullt për të siguruar që ventilatorët po punojnë si duhet. Ventilatorët e dëmtuar ose mos-çarkullimi i ajrit mund të çojë në lagështi të zgjatur brenda banjës që shkakton probleme të shumta. Ventilatorët që nuk janë në gjendje pune duhet të kontrollohen nga profesionistë.
Formimi i mykut
Lagështia brenda banjos krijon hapësirën e përsosur të shumimit të mykut ose formimin e kërpudhave. Thithja e ajrit që shkaktohet nga myku mund të rezultojë në bllokim të rrugëve të hundës, ngushtim në gjoks, ulje të funksionit të mushkërive etj.
Arsyeja kryesore e formimit të mykut shkaktohet nga mos-ventilimi i mirë. Myku poashtu mund të dëmtojë edhe hapësirën e mureve. Prandaj është mirë që një problem si ky të mos lihet anash për të shmangur probleme të tilla serioze.