Vera është një kohë shumë e mirë për punë ndërtimtarie, por njëkohësisht kohë brutale për punëtorët e ndërtimtarisë. I nxehti i tepruar dhe ekspozimi ndaj diellit parashtron rreziqe signifikante, siç janë djegiet nga dielli, dehidratimi, ngërçet e nxehtësisë, lodhjet nga i nxehti si dhe goditjet në zemër. Çdo vit, punëtorët e ndërtimit sëmuren në këtë punë e disa prej tyre edhe humbin jetën ndaj ekspozimit në nxehtësi.
Për të mbrojtur punëtorët e ndërtimit në vendet e punës do duhej të ndiqeshin disa këshilla:
1. Pini ujë sa më shpesh që të jetë e mundur dhe pini ujë mjaftueshëm sa për të mos qenë asnjëherë i etur gjatë ditës. Pini ujë ose pije të tjera pa kafeinë, pije elektrolike si dhe sigurohuni që pijet të jenë gjithmonë të ftohta dhe të mos jenë në temperaturë dhome. Duke e shtuar një copë limoni në ujë mund ta bëj ujin më të pijshëm për ju.
2. Vishni veshje me ngjyra të lehta, më të lirshme dhe më lehtë për frymëmarrje, të bëra nga materiale natyrore si pambuku. Shmangini veshjet e rrobave sintetike që nuk e lënë të depërtojnë ajrin. Vendosni syze sigurie me mbrojtje UV, krem mbrojtës nga dielli si dhe kapele të forta.
3. Gradualisht shkoni drejt punëve të rënda. Nëse është e mundur, bëni punën më të vështirë gjatë kohës më të flladshme të ditës. Punëtorët që ekspozohen papritmas për të punuar në një mjedis të nxehtë përballen me rreziqe shtesë për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Punëtorët e rinjë dhe ata që kthehen nga pushimet duhet të jenë shumë të kujdesshëm në sigurinë që të qëndrojnë të hidratuar.
4. Bëni më shumë pushime në nxehtësinë dhe lagështinë ekstreme. Lëvizni në hije ose në një zone të freskët siç është një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose makinë kur është e mundur, por përpiquni të mos hyni dhe dilni nga ajri i kondicionuar shumë sepse do ta bëj më të vështirë për ju që të përshtateni me nxehtësinë. Përdorni flladitëse kur është e mundur.
5. Zgjedhni drekën tuaj me kujdes. Ushqimi i shpejtë është i pasur me yndyrë dhe konservantë dhe do të vendosë një ngarkesë të lartë kalorike në sistemin e tretjes. Provoni të hani një mëngjes të bollshëm, kështu që të mos jeni aq të uritur gjatë drekës. Hani dreka të lehta që përfshijnë fruta, perime dhe sallata.
6. Vëzhgoni bashkëpunëtorët tuaj dhe jini vigjilent për shenjat e rraskapitjes së nxehtësisë. Simptomat e hershme përfshijnë letargji, çorientim, pengim, rënie të mjeteve, të folur të paqartë ose mos reagim. Goditja e nxehtësisë, pra infarkti është një urgjencë mjeksore që kërkon të telefonohet në 112 dhe të ftohet menjëherë.
Duke trajnuar punonjësit për shenjat e hershme të rraskapitjes së nxehtësisë, duke marrë masat e duhura paraprake dhe duke përdorur këshilla si ato të renditura më sipër, punonjësit e ambienteve të jashtme do të zvogëlojnë rrezikun e lidhur me nxehtësinë.