Koha e dimrit është brenga që na sillet në kokë që kur fillojnë reshjet e para në fund të verës.
Se për që rritet kostoja e energjisë elektike, harxhimeve, dhe ndroja e enigmës se sa i ftohtë do të jetë ky dimër, e kemi të ditur dhe na përsëritet çdo vit.
Mirëpo, viti 2020 lë shumë për të dëshiruar sa i përket brengave, duke u bazuar nga ngjarjet në këtë vit.
Për të hequr një barrë nga supet, izolimi i shtëpisë është një nga mënyrat për tu përballur me të ftohtin, nxehtin, zhurmat dhe për të ndjerë komoditetin brenda shtëpisë.
Izolimi i shtëpisë e ruan shtëpinë tuaj nga i ftohti përgjatë dimrit, nxehtit përgjatë verës, dhe zhurmat e jashtme. Gjithashtu, duke mos e harruar faktin që momentin që ju vendosni të izoloni shtëpinë tuaj, ju edhe i zvogëloni kostot që deri më tani kanë qenë më të larta.
Cilat pjesë të shtëpisë duhet izoluar?
Ditët e ftohta duket sikur e fusin acarin nga çdo pjesë e shtëpisë, dhe dikur vetëm nuk gjen vend tjetër për të mbuluar vrimat nga të cilat depërton ai acar.
Ku janë vendet dhe pjesët e shtëpisë që duhet izoluar:
Kulmi apo çatia,
Muret,
Dyshemeja,
Dyert dhe dritaret.
Cilat janë materialet që duhet përdorur?
Izolimin e këtyre pjesëve mund ta bëni me materiale dhe produkte të ndryshme. Merrni shembull Lesh Gurin dhe Lesh Xhamin si materiale dhe produkte për izolim.
Leshi i Gurit është material që përdoret për izolim ndaj nxehtësisë, dhe po ashtu zhurmës. Ky material është rezistent ndaj zjarrit dhe ujit, duke përmbajtur 97% fibra natyrale. Materiali i Leshit të Gurit përdoret për izolimin e shtëpive, banesave apo objekteve të ndryshme.
Edhe Leshi i Xhamit, njëashtu si Leshi i Gurit, përdoret për izolimin e shtëpive, banesave dhe objekteve.
Ky material ka përçueshmëri termike të ulët, me shumë jetëgjatësi, si dhe fibrat janë rezistent dhe ka më pak peshë se Leshi i Gurit.
Leshi i Xhamit duron nxehtësi deri në 200 gradë celcius.
Këto dhe ndër shumë materiale dhe produkte tjera që shërbejnë për izolim, ju mbrojnë juve nga i ftohti, nxehtësia si dhe zhurmat e ndryshme. Ndihmojnë padyshim për një jetë më komode dhe me më pak shpenzime.