Çertifikata ENplus është skemë e organizuar nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të monitoroj dhe të kontrolloj prodhimin e peletit.
Në mënyrë që një prodhues të çertifikohet, prodhuesi duhet të i’u përmbahet të gjitha standardeve ISO të procesit të prodhimit të peletit. Po ashtu, peleti që prodhohet duhet t’i plotësoj të gjitha karakteristikat të caktuara nga standarded ISO. Peleti i çertifikuar i ka këto karakteristika:
– Gjatësia: 3.15 mm deri 40 mm
– Diametri: 5 mm deri 7 mm
– Lagështia: Më pak se 10%
– Hiri: Më pak se 1.2%
– Vlera kalorifike (energjia): Më shumë se 4.6 kW/kg
– Densiteti: 600 kg/m3 deri 750 kg/m3
– Qëndrueshmëria mekanike: Mbi 97.5%
– Kemikale: Më pak se 2%
Gjithashtu, çertifikata ENplus garanton klientin që kualiteti i peletit është i standardizuar. Kjo do të thotë se çdo KG pelet që prodhohet nga një prodhues i çertifikuar është i kualitetit të njëjtë. Pra, nuk mund të ndodhë që një thes pelet të jetë i kualitetit të lartë kurse një thes tjetër me kualitet më të ulët.
Druri që përdoret për të prodhuar peletin A2 është më shumë se 50% i qarë dhe ka deri 5% kalbje. Po ashtu, këta dru trajtohen me disa kemikale dhe nuk janë 100% natyral. Në anën tjetër, druri që përdoret për të prodhuar peletin A1 është më shumë se 90% i qarë dhe nuk ka aspak kalbje. Po ashtu, këta dru janë të gjithë natyral sepse nuk trajtohen me kemikale. Pasi që druri i A1 është më shumë se 90% i qarë, kjo bën që druri të thahet më lehtë dhe të ketë lagështi më të vogël, duke bërë që peleti që prodhohet nga ky dru të ketë më shumë vlerë kalorifike (të lëshoj nxehtësinë më të lartë). Gjithashtu, duke qenë se druri që përdoret për prodhim të peletit A1 është natyral, ky lloj i peletit lëshon më pak hi pas ndezjes, duke bërë që kalldaja të pastrohet më lehtë.
Pra, si fund, peleti i kualitetit A1 dhe A2 dallon në llojin e drurit që përdoret për prodhimin e tyre. Për shkak të drurit të ndryshëm, peleti A1 ka më pak lagështi, lëshon më shumë nxehtësi dhe le më pak hi se sa peleti A2.
Vera është një kohë shumë e mirë për punë ndërtimtarie, por njëkohësisht kohë brutale për punëtorët e ndërtimtarisë. I nxehti i tepruar dhe ekspozimi ndaj diellit parashtron rreziqe signifikante, siç janë djegiet nga dielli, dehidratimi, ngërçet e nxehtësisë, lodhjet nga i nxehti si dhe goditjet në zemër. Çdo vit, punëtorët e ndërtimit sëmuren në këtë punë e disa prej tyre edhe humbin jetën ndaj ekspozimit në nxehtësi.
Për të mbrojtur punëtorët e ndërtimit në vendet e punës do duhej të ndiqeshin disa këshilla:
1. Pini ujë sa më shpesh që të jetë e mundur dhe pini ujë mjaftueshëm sa për të mos qenë asnjëherë i etur gjatë ditës. Pini ujë ose pije të tjera pa kafeinë, pije elektrolike si dhe sigurohuni që pijet të jenë gjithmonë të ftohta dhe të mos jenë në temperaturë dhome. Duke e shtuar një copë limoni në ujë mund ta bëj ujin më të pijshëm për ju.
2. Vishni veshje me ngjyra të lehta, më të lirshme dhe më lehtë për frymëmarrje, të bëra nga materiale natyrore si pambuku. Shmangini veshjet e rrobave sintetike që nuk e lënë të depërtojnë ajrin. Vendosni syze sigurie me mbrojtje UV, krem mbrojtës nga dielli si dhe kapele të forta.
3. Gradualisht shkoni drejt punëve të rënda. Nëse është e mundur, bëni punën më të vështirë gjatë kohës më të flladshme të ditës. Punëtorët që ekspozohen papritmas për të punuar në një mjedis të nxehtë përballen me rreziqe shtesë për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Punëtorët e rinjë dhe ata që kthehen nga pushimet duhet të jenë shumë të kujdesshëm në sigurinë që të qëndrojnë të hidratuar.
4. Bëni më shumë pushime në nxehtësinë dhe lagështinë ekstreme. Lëvizni në hije ose në një zone të freskët siç është një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose makinë kur është e mundur, por përpiquni të mos hyni dhe dilni nga ajri i kondicionuar shumë sepse do ta bëj më të vështirë për ju që të përshtateni me nxehtësinë. Përdorni flladitëse kur është e mundur.
5. Zgjedhni drekën tuaj me kujdes. Ushqimi i shpejtë është i pasur me yndyrë dhe konservantë dhe do të vendosë një ngarkesë të lartë kalorike në sistemin e tretjes. Provoni të hani një mëngjes të bollshëm, kështu që të mos jeni aq të uritur gjatë drekës. Hani dreka të lehta që përfshijnë fruta, perime dhe sallata.
6. Vëzhgoni bashkëpunëtorët tuaj dhe jini vigjilent për shenjat e rraskapitjes së nxehtësisë. Simptomat e hershme përfshijnë letargji, çorientim, pengim, rënie të mjeteve, të folur të paqartë ose mos reagim. Goditja e nxehtësisë, pra infarkti është një urgjencë mjeksore që kërkon të telefonohet në 112 dhe të ftohet menjëherë.
Duke trajnuar punonjësit për shenjat e hershme të rraskapitjes së nxehtësisë, duke marrë masat e duhura paraprake dhe duke përdorur këshilla si ato të renditura më sipër, punonjësit e ambienteve të jashtme do të zvogëlojnë rrezikun e lidhur me nxehtësinë.
Korrozioni është një fenomen që ndodh në metale si rezultat i një reaksioni kimik të shkaktuar nga faktorët e jashtëm që e shpërbëjnë shtresën e sipërme të sipërfaqes së metalit. Metali ndryshket kur reagon me një substancë tjetër sikur oksigjeni, hidrogjeni, papastërtitë dhe bakteret. Poashtu mund të ndodhë edhe kur metalet si çeliku vendosen nën shumë presion duke shkaktuar plasaritje të metalit.
Korrozioni i njëtrajtshëm
Është një ndër format më të zakonshme të korrozionit e cila zakonisht zhvillohet në zona të mëdha të sipërfaqes së një materiali. Shumicën e rasteve shkaktohet kur metali ekspozohet në atmosferë të hapur, tokë dhe ujëra natyralë, duke çuar në pamjen e ndryshkur.
Korrozioni me gropa
Korrozioni me gropa është një formë në të cilën prodhohen kavitete ose krijohen “vrima” në material. Krijimi i këtyre gropave konsiderohet të jetë shumë i rrezikshem pasi është vështirë të diktohet në fillim pasi që produkti i korrozionit shpesh i mbulon gropat, dhe pastaj e bën të vështirë të parandalohet. Kjo formë e rrezikshme e korrozionit për fat të keq mund të shkaktojë dështimin e një sipërfaqe të madhe të metalit.
Korrozioni i çarjes
Kjo formë e korrozionit ndodh në zonat ku oksigjeni është i kufizuar, të tilla sikur tek kokat e bulonave ose në pjesë të mbyllura. Ky lloj korrozioni rezulton në përçarje midis dy zonave të metalit. Mosbalancimi midis çarjes dhe pjesës tjetër të materialit kontribuon në nivelet të larta të korrozionit. Gërryeja e çarjeve mund të ndodhë në temperatura më të ulëta se gërryerja e gropëzave, por mund të minimizohet me projektim të duhur.
Korrozioni i thyerjes me stres
Ky lloj i korrozionit i referohet rritjes së çarjeve për shkak të një mjedisi të papërshtatshëm veçanërisht në temperatura të larta i cili mund të çojë në dështimin e metaleve. Ambientet specifike kanë një rëndësi thelbësore pasi që përqëndrime shumë të vogla të kimikateve të caktuara mund të shkaktojnë dëmtime shkatërruese dhe të papritura të metalit.
Korrozioni Galvanik
Kjo formë e korrozionit ndodh kur dy metale të ndryshme kanë kontakt fizik me ndonjë elektrolit të zakonshëm (siç është uji i kripur). Njëra pjesë e metalit (katoda) është e mbrojtur, ndërsa pjesa tjetër (anoda) është e gërryer. Shpejtësia e sulmit në anodë përshpejtohet, krahasuar me shpejtësinë kur metali është i bashkuar.
Efektet e korrozionit
Kostoja vjetore në të gjithë botën për korrozion metalik llogaritet të jetë mbi 2 trilionë dollarë, megjithatë ekspertët besojnë se 25-30% mund të parandalohet me mbrojtje të duhur. Produktet ndërtimore të projektuara dobët mund të çojnë në një strukturë e cila mund të ndryshket shpejtë dhe që shkakton një humbje të burimeve natyrore. Si shtesë korrozioni mund të çojë në shqetësime të sigurisë, humbje të jetës, kosto shtesë indirekte dhe dëmtim të reputacionit.
Si të parandalohet?
Ekzistojnë disa mënyra të ndryshme për ta parandaluar korrozionin duke përfshirë:
Përdorimi i metaleve jo-korrozive, siç janë çeliku ose alumini.
Sigurohuni që sipërfaqja metalike të mbetet e pastër dhe e thatë
Përdorni produkte tharëse të metaleve
Përdorni një shtresë ose produkt pengese si yndyrat, vaji, bojërat ose veshjet me fibra karboni
Vendosni një shtresë mbushjeje, për shembull gur gëlqeror, me tubacione nëntokësore
Këta parandalues efektivë të korrozionit mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës së aseteve tuaja.
Tualeti është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Çfarëdo lloj prishje hidraulike në banjë mund të na shqetësoj për pjesën tjetër të ditës. Pra, mos u shqetësoni sepse për ju kemi listuar variante të ndryshme se si t’i rregullojmë ato probleme.
Bllokimi i lavamanit
Shumicën e herëve bllokimi i lavamanit mund të shkaktohet nga mbetja e materialit të sapunit, dhe mënyra më efektive për ta zhbllokuar është metoda me ujë të vluar. Mbusheni një enë të madhe me ujë dhe vendoseni për ta vluar. Pastaj derdhni ujin në kullues në tre ose katër faza të ndryshme. Nëse kjo metodë funskionon atëherë do ta vëreni rezultatin menjëherë.
Kokat e dushit që pikojnë
Shumica nga ju ndoshta nuk e konsideroni një problem të madh rrjedhjen e kokës së dushit, por kjo është njëra ndër arsyet e rritjes së faturës tuaj të ujit. Poashtu lagështia nga kjo mund të çojë në rritjen e mykut.
Rregullimi i këtij problemi mund të jetë shumë i thjeshtë. E para është të shikosh nëse ka hapësirë për ta shtrënguar ndonjë vidë, e nëse jo duhet të bëhet ndrrimi komplet i kokës së dushit që në këtë rast ja vlen për të kursyer në një mënyrë më afat-gjatë.
Rubinetat që pikojnë
Edhe pikimi i rubinetave është një problem që injorohet shumicën e kohës, por që mund të rezultojë në humbje të pakontrolluar të ujit dhe rritje të mykut.
Si alternativë e duhur dhe fillestare është të fikni sistemin e ujit, të hiqni rubinetin, dhe pastaj të kontrolloni me një profesionist për të parë se ku qëndron problemi. Nëse të dyja rubinetat pikojnë, ndoshta është koha për ndërrimin e pajisjeve të banjës.
Presioni i ulët i ujit
Presioni i ulët i ujit është poashtu një problem tjetër i shpeshtë në shumë banjo. Në shumicën e kohës është e vështirë të dihet shkaku i këtij problemi. Presioni i ujit shpesh ngadalësohet për shkak të grumbullimit të shkallës së gëlqeres në sistemin e tubacioneve.
Shkalla e gëlqeres është një substancë e bardhë dhe e fortë që formohet për shkak të pranisë së karbonatit të kalciumit në ujë.
Shkalla e gëlqeres mund të hiqet nga një proces i cili heq shkallët e gëlqeres të njohur si shkrirja. Kjo bëhet duke kaluar një pastrues ose tretësirë për shkrirjen përmes sistemit të kalimit të ujit.
Zgjidhja e shkrirjes mund të gjendet në çdo dyqan të përgjithshëm. Nëse shkalla e gëlqeres nuk është shkaku i presionit të dobët të ujit, atëherë mund të jetë koha të ndryshoni kokën e dushit.
Aroma e keqe
Është e vështirë të injorohet çdo aromë e keqe nga banjoja. Kjo mund të vijë nga çdo burim, përfshirë tualetin, për shkak të ujit të ndenjur, ajrosjes së papërshtatshme, kullimit të bllokuar, etj.
Mënyra më e mirë për t’i larguar erërat e pa-dëshiruara është të hapim dritaren dhe ta lëjmë ajrin që të futet brenda dhe erën e keqe të largohet. Ka edhe shumë mënyra tjera të cilat mund t’i provojmë në shtëpi për ta larguar erën e keqe.
Sidoqoftë, nëse aroma vazhdon, ajo mund të vijë nga brenda kanalizimit. Këshillohet që në raste të tilla të telefononi një hidraulik.
Tualeti i bllokuar
Një tualet i bllokuar është makthi më i madh i cdo kujt. Nëse nuk trajtohet siç duhet, kjo gjithashtu mund të çojë në tejmbushje. Mënyra më e mirë për tu marrë me këtë çështje është duke përdorur spirale për pastrimin e gypave për të hequr qafe mbeturinat e padëshiruara që bllokojnë vendkalimin.
Tualet që rrjedh vazhdimisht
Tualeti që rrjedh është një shqetësim për të gjithë për shkak se shkakton humbje të madhe të ujit. Njëri ndër shkaqet për këtë problem mund të jetë zinxhiri në rezervuarin e ujit. Ja vlen të hedhet një sy brenda rezervuarit të ujit për të kontrolluar nëse zinxhiri është bllokuar.
Një rregullim krejtësisht i thjeshtë mund të ndalojë një problem të madh. Nëse problemi nuk zgjidhet, atëherë duket se është koha për një zinxhirë të ri.
Mungesa e ventilimit të duhur
Një ventilim jo i mirë mund të shkaktojë shumë probleme brenda banjos. Një banjo efikase duhet të ketë një sistem ventilimi që e lejon ajrin e lagësht të kalojë dhe ajrin e pastër e lejon që të hyjë në hapësirë.
Duhet të bëhet një kontroll i rregullt për të siguruar që ventilatorët po punojnë si duhet. Ventilatorët e dëmtuar ose mos-çarkullimi i ajrit mund të çojë në lagështi të zgjatur brenda banjës që shkakton probleme të shumta. Ventilatorët që nuk janë në gjendje pune duhet të kontrollohen nga profesionistë.
Formimi i mykut
Lagështia brenda banjos krijon hapësirën e përsosur të shumimit të mykut ose formimin e kërpudhave. Thithja e ajrit që shkaktohet nga myku mund të rezultojë në bllokim të rrugëve të hundës, ngushtim në gjoks, ulje të funksionit të mushkërive etj.
Arsyeja kryesore e formimit të mykut shkaktohet nga mos-ventilimi i mirë. Myku poashtu mund të dëmtojë edhe hapësirën e mureve. Prandaj është mirë që një problem si ky të mos lihet anash për të shmangur probleme të tilla serioze.
Peleti është një lëndë djegëse e ngurtë, që nuk e ndot ambientin. Peleti prodhohet nga materiale të rinovueshme siç janë ashklat e drurit dhe pluhuri i sharrës. Ne e dijmë që Austria është ndër vendet me pyjet më të pasura në Evropë. Mbi 30 milion metra kub drunj rriten çdo vit. Stoku i drurit në pyjet austriake është rritur për vite megjithë pëdorimin intesiv të drurit të ndërtimit, prodhimit të letrës dhe si një burim energjie. Pse duhet të përdorni peletin për ngrohje?
Peleti si material i lëndës djegëse është shumë i qëndrueshëm
Investimet në një sistem të ri ngrohje janë të kushtueshme dhe për këtë arsye duhet të jenë fitimprurëse në planin afatgjatë. Rritja e rëndë e çmimeve dhe rreziqet e paparashikueshme karakterizojnë tregun e karburanteve fosile. Në krahasim, furnizimi me dru nga pyjet shtëpiake është shumë më i sigurt dhe më i qëndrueshëm. Austria prodhon më shumë pelet druri vetëm si nënprodukte të përpunimit të drurit sesa konsumohen në vend.
Me pelet ju kurseni më shumë
Përparësitë ekonomike të peletit të drurit mund të ju habisin. Duke i krahasuar me vajin e fosilit apo gazin natyror, ju mund të kurseni rreth gjysmën e shpenzimeve tuaja në karburant. Një faktor i rëndësishëm për efektivitetin e kostos së ngrohjes së peletit të drurit janë pajisjet ngrohëse shumë efikase që janë zhvilluar për këtë lëndë djegëse të ngurtë. Kaldaja me ngrohje qendrore me pelet druri, si dhe soba me pelet druri, transformojnë më shumë se 90% të energjisë së përmbajtjes së karburantit në nxehtësitë përdorshme. Në thelb, ky është kombinimi i kostove të ulëta të karburantit dhe pajisjeve efikase të ngrohjes që e bën përdorimin e peletit të drurit me kosto kaq efektive.
Peleti ofron komoditet
Kaldaja me ngrohje me pelet druri njihen për komoditetin e lartë të përdoruesit, funksionimin e thjeshtë dhe pastërtin. Sobat me pelet druri kanë avantazhe të larta komoditeti krahasuar me sobat konvencionale të drurit. Pasi të mbushet me pelet druri, soba me pelet siguron automatikisht ngrohje të qëndrueshme për 2-3 ditë. Një herë apo dy herë në javë duhet pastruar hiri. Përsosjet teknike, të tilla si ndezja, fikja dhe monitorimi i pajisjes ngrohëse me telefon celular plotësojnë imazhin e një sistemi ngrohje shumë miqësor për përdoruesit.
Peleti është material ekologjik
Meqenëse druri thithë të njëjtën sasi të CO2 nga atmosfera ndërsa rritet, siç emetohet gjatë djegies, lëndët djegëse prej drurit nuk kontribuojnë në përqëndrimin e dioksidit të karbonit në atmosferë. Edhe nëse merret parasysh vendosja e lëndëve djegëse fosile për prodhimin dhe transportin e peletit të drurit, rezultati është një reduktim i CO2 me mbi 95% në krahasim me përdorimin e vajit të ngrohjes.
Avantazhe tjera në përdorimin e peletit si lëndë djegëse
Përdorimi i peletave të drurit jo vetëm që ofron avantazhe të konsiderueshme për mjedisin dhe përparësi të qarta ekonomike për klientët, por gjithashtu siguron edhe një treg të sigurt në të ardhmen për kompanitë vendase të cilat furnizojnë karburantin, prodhojnë pajisjet e ngrohjes, instalojnë dhe servisojnë ato. Këto ishin disa nga avantazhet të cilat ju tregojnë që peleti është zgjedhja e duhur për ngrohje, nga të gjitha lëndët tjera djegëse.