Si ta mbajmë dyshemenë e laminatit të pastër dhe të ndriqueshme

Dyshemeja e laminatit kërkon një mirëmbajtje të veçantë për t’i mbajtur ato me shkëlqim. Për ta bërë më të lehtë të ecni me çorape të bardha lehtësisht nëpër shtëpi atëherë duhet të ndiqni këto këshilla të thjeshta.

Mbrojeni atë 

  • Pastroni menjëherë njollat e ujit. Uji ose lëndët tjera të lëngshme janë disa nga armiqt kryesorë të laminatit.
  • Mos përdorni asgjë që e nxit shkëlqimin. Shumica e këtyre substancave grumbullojnë dyll dhe është shumë e vështirë për t’i hequr.
  • Siguroni të vendosni tepih në vendet ku parapëlqejnë të rrijnë kafshët tuaja shtëpiake apo fëmijët e vegjël.
  • Uthulla është një substancë e cila mbetet të debatohet. Shumë njerëz e përdorin uthullën me ujë të ngrohtë për të pastruar njollat e kafshëve shtëpiake. Megjithatë, e përdorur në shumicën e kohës mund të rezultojë në dëmtimin e pjesës mbrojtëse të laminatit.
  • Pastrimi tradicional me lëndë të lëngshme nuk është i sygjeruar.
  • Mundohuni ta shmangni ecjen me taka. Mundohuni t’i lini ato përpara derës tuaj.
  • Shkurtoni thonjtë e kafshëve shtëpiake. Pjesët e dëmtuara mund të rezultojnë në dëmtimin e pjesës mbrojtëse të laminatit, duke e lejuar që uji të ndërhyjë gjatë kohës së pastrimit.
  • Për të njëjtën arsye, vendosni jastëk mbrojtës nën të gjitha këmbët e tryezës dhe karriges.

Këshilla për mirëmbajtje

  • Fshini shpesh. Një fshesë e thjeshtë me fije mund të ngrejë pjesën më të madhe të flokëve, të qimeve të kafshëve shtëpiake, pluhurin dhe papastërtinë që grumbullohet në dyshemenë tuaj.
  • Për të arritur pluhurin e vështirë nëpër cepat e dhomave tuaja përdorni furçë të vogël. 
  • Përdorni mjete pastruese të lagura në vend që ta lagni dyshemen, për arsye që më pak ujë të depërtojë midis shtresave të laminatit. Uji i ngrohtë është më i rekomanduar gjatë pastrimit.

Si të kemi idetë e duhura për zgjedhje të ngjyrave në shtëpinë tuaj

Zgjedhja e ngjyrave të duhura e bën gjithmonë diferencën në interierin e një shtëpie. Por, pyetja kryesore është nga të ja fillojmë dhe se si ta bëjmë zgjedhjen e tyre? Zgjedhja e ngjyrave dhe procesi i të menduarit nëse ato shkojnë së bashku është pjesa më e vështirë. Pra, kërkimi në internet i të informuarit se cilat ngjyra shkojnë së bashku është një ide shumë e mirë, dhe ju jeni në vendin e duhur.
Ne përmes artikullit do të ju ndihmojmë se si t’i gjeni ngjyrat perfekte dhe si t’i zbukuroni muret me ato.

Filloni me dhomën e ndejës

Është vendi më i mirë për të  filluar pasi që është një nga dhomat qendrore që e bën lidhjen me dhomat tjera si kuzhinën, sallën e ngrënies, ballkonin etj.
Mënyra më e lehtë për të filluar është me ngjyrat që juve ju pëlqejnë dhe të krijoni një nuancë të caktuar në mendje për një dhomë specifike.
Të shikojmë për dhomat me nuanca të theksuara nuk është një ide e keqe, pasi që pas zgjedhjes së tyre është më e lehtë të zgjedhësh ngjyra të tjera.

Përdoreni teorinë e ngjyrave

Një metodë e lehtë dhe e sygjerueshme është të zgjedhim nga vegla e rrjetës së ngjyrave. Zgjedhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe vazhdoni të zgjedhni të njëjtat hije për muret dhe dhomat ngjitur.
Ju poashtu mund t’i kombinoni ngjyrat e njëjta me ngjyrën e bardhë për të krijuar ngjyra më të lehta sekondare. Si ngjyra primare ju mund të përdorni të kuqen, të verdhën dhe të kaltërtën, që me kombinimin e tyre rrjedhin edhe ngjyrat sekondare. 
Ta përdorni veglën e rrjetës së ngjyrave ju ndihmon të kombinoni ngjyrat dhe të ju siguroj se ato shkojnë së bashku.

Në fund të fundit, dukja është ajo që ka rëndësi!

Ju mund të transformoni ndjenjën e çdo dhome në shtëpinë tuaj duke shtuar disa ngjyra me nuanca të ndryshme.
Këtu i kemi disa kombinime të ngjyrave që njihen si më të popullarizuara:

  • E kuqja dhe e gjelbërta – shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën 
  • E kaltër, e gjelbër dhe vjollcë – ngjyra më të ftohta
  • E kuqja, e verdha dhe portokalli – japin më shumë gjallëri
  • Hijet e ngjyrave të ftohta – japin pamje delikate dhe qetësuese
  • E kaltër, rozë, e verdhë e lehtë, livando – ngjyra më të ndezura

Dukje elegante me ngjyra neutrale

Ju mund të mendoni se si ngjyrat neutrale mund të sjellin elegancë në muret tuaja? 
Ngjyra neutrale nuk janë më vetëm ngjyra e bardhë ose kafe e ndritur. Ngjyra të ndryshme janë gjithashtu të disponueshme, të tilla si ngjyrat e bajames, kafe me ton të kuq, sofër ose ngjyra e granatit.
 Ngjyrat neutrale sjellin fleksibilitet brenda një dhome dhe ofrojnë elegancë të menjëhershme dhe një ndjenjë pasurie.

Konsultohuni me një ekspert të ngjyrave

Është një ide shumë e mirë të konsultohemi me njohës të ngjyrave si për shembull nëpër dyqane ku shiten ngjyrat. Përpara se të shkoni është një ide e mirë të përgaditeni të hulumtoni për ngjyrat të cilat mund të ju përshtaten juve dhe ta pyesni se cilat lloje shkojnë më objektin tuaj.
Pasi të vendosni zgjedhjet tuaja, është një ide e mirë t’i merrni disa mostra dhe t’i provoni në shtëpi.

Mos harroni t’i provoni mostrat

   Testimi i hijeve të ndryshme të ngjyrave në murin tuaj para lyerjes është pjesa më e rëndësishme për gjetjen e ngjyrës perfekte. 
Në fund mos harroni t’i llogaritni saktë sasinë e bojës që ju nevojitet për lyerje.
Nuk ju duhet të shpenzoni shumë kohë dhe para në një dizajner të interierit për të jua dizajnuar pamjen e shtëpisë tuaj. Me pak hulumtim dhe imagjinatë mund t’ju ndihmojë të merrni pamjen që dëshironi.

6 Mënyra të thjeshta që të ndihmojnë ta kesh shtëpinë të gatshme për dimër

Dimri vetëm se ka bërë një thirrje ditëve të fundit se është afruar, andaj bëni gati gjërat esenciale që nevojiten të rregullohen para se të vijnë temperaturat e ulëta dhe të pengojnë çdo punim tuajin.
E rëndësishme për ne është çdo informim që mund t’ju ndihmojë që përgjatë stinës së dimrit ju të jeni rehat dhe komod, dhe të mos keni asnjë brengë gjatë temperaturave të ftohta.
Andaj ndiqni hapat e mëposhtëm se cilat janë disa nga veprimet që duhet ndërmarrë para se të fillojnë ngricat dhe temperaturat e ftohta. 

1. Bëni gati sistemin e ngrohjes

Siguroni një teknik të ngrohjes që do mund të ekzaminojë ngrohjet e shtëpisë suaj. Para se të filloni përdorimin e ngrohjeve gjithmonë duhet të siguroheni për sistemin e ngrohjes, nëse është duke funksionuar mirë, apo ka nevojë për riparime.
Ky është një veprim që duhet kryer në fillim të dimrit, mos prisni të vijë acari dhe atëherë të jeni në pritje të teknikëve, sepse edhe shumë të tjerë do kenë nevojë për teknikë të ngrohjeve gjatë ditëve të dimrit.

2. Hiqni digat e akullit, ose parandaloni formimin e tyre

Shumë shpesh ndodh të shohim që nga çatia e disa objekteve, dhe shtëpive të formohen digat e gjata të akullit, që janë si pasojë e rrjedhjes së ujit dhe ngrirjes përgjatë temperaturave shumë të ulëta.
Ju duhet ta parandaloni formimin e digave të akullit menjëherë, ato përveç se pas shkrirjes  i gjithë ai ujë do të rrjedhë në shtëpinë tuaj, apo objektin ku ju veproni, këto diga edhe mund të këputen dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze.
Mënyra më e mirë për t’i parandaluar formimin e digave është identifikimi dhe rregullimi i rrjedhjeve të ajrit, dhe izolimi adekuat në papafingo të shtëpisë, ku e kundërta natyrisht që ndikon në formimin e digave të akullit.

3. Pastrimi i Ulluqeve

Në momentin që ulluqet e shtëpisë suaj janë plot me mbetje si nga gjethet, dhe mbeturina tjera që mund të mblidhen në ulluqe, atëherë uji nuk mund të kaloj nëpërmes mbetjeve dhe kështu do të dal në sipërfaqen e çatisë apo muret e shtëpisë duke lënë mbrapa dëme, si dhe të shkaktojë rrjedhje nga digat e akullit.

4. Ndalni rubinetat e jashtme

Uji që mbetet në rubinetet e jashtme i pa tharë mund të ngrijë nëpër tuba, dhe kjo mund të shkaktojë plasjen e tubave me formësimin e akullit.
Atëherë shkëpusni të gjitha zorrat e kopshtit, duke vazhduar me kulluarjen e ujit që mbetet në rubineta.

5. Mos i krasitni pemët ose shkurret deri në fund të dimrit

Gjymtyrët e bimëve shkatërrohet pas acarit të dimrit dhe për këtë arsyje bëhet edhe krasitja e pemëve ose shkurreve.
Mirëpo koha më e mirë për krasitjen e pemëve është fundi i dimrit, para se të fillojë pranvera. Ajo është koha kur bimët kanë qenë në gjumë të thellë dhe tani është koha të zgjohen dhe lulëzojnë.

6. Pastrimi i oxhakut

Para se të nisni ndezjet e ngrohjes qoftë kjo me djegie gazi, vaji, druri apo qymyri, oxhaku juaj duhet të jetë i pastër dhe i gatshëm për përdorim.
Pastrimi i oxhakut do te parandalojë ndezjet e mëdha dhe të dëmshme të zjarrit, si dhe do parandalojë depërtimin e monoksidit të karbonit në shtëpinë tuaj.
Këto ishin disa nga hapat që ju duhet t’i ndiqni për të kaluar një dimër pa asnjë brengë për shtëpinë tuaj.

Përfitimet që ua sjell një izolim i mirë

Koha e dimrit është brenga që na sillet në kokë që kur fillojnë reshjet e para në fund të verës. 

Se për që rritet kostoja e energjisë elektike, harxhimeve, dhe ndroja e enigmës se sa i ftohtë do të jetë ky dimër, e kemi të ditur dhe na përsëritet çdo vit. 

Mirëpo, viti 2020 lë shumë për të dëshiruar sa i përket brengave, duke u bazuar nga ngjarjet në këtë vit. 

Për të hequr një barrë nga supet, izolimi i shtëpisë është një nga mënyrat për tu përballur me të ftohtin, nxehtin, zhurmat dhe për të ndjerë komoditetin brenda shtëpisë. 

Izolimi i shtëpisë e ruan shtëpinë tuaj nga i ftohti përgjatë dimrit, nxehtit përgjatë verës, dhe zhurmat e jashtme. Gjithashtu, duke mos e harruar faktin që momentin që ju vendosni të izoloni shtëpinë tuaj, ju edhe i zvogëloni kostot që deri më tani kanë qenë më të larta. 

Cilat pjesë të shtëpisë duhet izoluar? 

Ditët e ftohta duket sikur e fusin acarin nga çdo pjesë e shtëpisë, dhe dikur vetëm nuk gjen vend tjetër për të mbuluar vrimat nga të cilat depërton ai acar.

Ku janë vendet dhe pjesët e shtëpisë që duhet izoluar: 

Kulmi apo çatia,

Muret,

Dyshemeja,

Dyert dhe dritaret.

Cilat janë materialet që duhet përdorur?

Izolimin e këtyre pjesëve mund ta bëni me materiale dhe produkte të ndryshme. Merrni shembull Lesh Gurin dhe Lesh Xhamin si materiale dhe produkte për izolim. 

Leshi i Gurit është material që përdoret për izolim ndaj nxehtësisë, dhe po ashtu zhurmës. Ky material është rezistent ndaj zjarrit dhe ujit, duke përmbajtur 97% fibra natyrale. Materiali i Leshit të Gurit përdoret për izolimin e shtëpive, banesave apo objekteve të ndryshme. 

Edhe Leshi i Xhamit, njëashtu si Leshi i Gurit, përdoret për izolimin e shtëpive, banesave dhe objekteve.

Ky material ka përçueshmëri termike të ulët, me shumë jetëgjatësi, si dhe fibrat janë rezistent dhe ka më pak peshë se Leshi i Gurit.

Leshi i Xhamit duron nxehtësi deri në 200 gradë celcius. 

Këto dhe ndër shumë materiale dhe produkte tjera që shërbejnë për izolim, ju mbrojnë juve nga i ftohti, nxehtësia si dhe zhurmat e ndryshme. Ndihmojnë padyshim për një jetë më komode dhe me më pak shpenzime.