Rëndësia e Peletit të Çertifikuar

Çertifikata ENplus është skemë e organizuar nga Bashkimi Evropian në mënyrë që të monitoroj dhe të kontrolloj prodhimin e peletit.

Në mënyrë që një prodhues të çertifikohet, prodhuesi duhet të i’u përmbahet të gjitha standardeve ISO të procesit të prodhimit të peletit. Po ashtu, peleti që prodhohet duhet t’i plotësoj të gjitha karakteristikat të caktuara nga standarded ISO. Peleti i çertifikuar i ka këto karakteristika:

–       Gjatësia: 3.15 mm deri 40 mm

–       Diametri: 5 mm deri 7 mm

–       Lagështia: Më pak se 10%

–       Hiri: Më pak se 1.2%

–       Vlera kalorifike (energjia): Më shumë se 4.6 kW/kg

–       Densiteti: 600 kg/m3 deri 750 kg/m3

–       Qëndrueshmëria mekanike: Mbi 97.5%

–       Kemikale: Më pak se 2%

Gjithashtu, çertifikata ENplus garanton klientin që kualiteti i peletit është i standardizuar. Kjo do të thotë se çdo KG pelet që prodhohet nga një prodhues i çertifikuar është i kualitetit të njëjtë. Pra, nuk mund të ndodhë që një thes pelet të jetë i kualitetit të lartë kurse një thes tjetër me kualitet më të ulët.

Dallimi në mes të Peletit A1 dhe A2

Druri që përdoret për të prodhuar peletin A2 është më shumë se 50% i qarë dhe ka deri 5% kalbje. Po ashtu, këta dru trajtohen me disa kemikale dhe nuk janë 100% natyral. Në anën tjetër, druri që përdoret për të prodhuar peletin A1 është më shumë se 90% i qarë dhe nuk ka aspak kalbje. Po ashtu, këta dru janë të gjithë natyral sepse nuk trajtohen me kemikale. Pasi që druri i A1 është më shumë se 90% i qarë, kjo bën që druri të thahet më lehtë dhe të ketë lagështi më të vogël, duke bërë që peleti që prodhohet nga ky dru të ketë më shumë vlerë kalorifike (të lëshoj nxehtësinë më të lartë). Gjithashtu, duke qenë se druri që përdoret për prodhim të peletit A1 është natyral, ky lloj i peletit lëshon më pak hi pas ndezjes, duke bërë që kalldaja të pastrohet më lehtë.

Pra, si fund, peleti i kualitetit A1 dhe A2 dallon në llojin e drurit që përdoret për prodhimin e tyre. Për shkak të drurit të ndryshëm, peleti A1 ka më pak lagështi, lëshon më shumë nxehtësi dhe le më pak hi se sa peleti A2. 

Këshilla sigurie se si të mbrohen punëtorët e ndërtimit nga i nxehti ekstrem

Vera është një kohë shumë e mirë për punë ndërtimtarie, por njëkohësisht kohë brutale për punëtorët e ndërtimtarisë. I nxehti i tepruar dhe ekspozimi ndaj diellit parashtron rreziqe signifikante, siç janë djegiet nga dielli, dehidratimi, ngërçet e nxehtësisë, lodhjet nga i nxehti si dhe goditjet në zemër. Çdo vit, punëtorët e ndërtimit sëmuren në këtë punë e disa prej tyre edhe humbin jetën ndaj ekspozimit në nxehtësi.

Për të mbrojtur punëtorët e ndërtimit në vendet e punës do duhej të ndiqeshin disa këshilla:

1. Pini ujë sa më shpesh që të jetë e mundur dhe pini ujë mjaftueshëm sa për të mos qenë asnjëherë i etur gjatë ditës. Pini ujë ose pije të tjera pa kafeinë, pije elektrolike si dhe sigurohuni që pijet të jenë gjithmonë të ftohta dhe të mos jenë në temperaturë dhome. Duke e shtuar një copë limoni në ujë mund ta bëj ujin më të pijshëm për ju.

2. Vishni veshje me ngjyra të lehta, më të lirshme dhe më lehtë për frymëmarrje, të bëra nga materiale natyrore si pambuku. Shmangini veshjet e rrobave sintetike që nuk e lënë të depërtojnë ajrin. Vendosni syze sigurie me mbrojtje UV, krem mbrojtës nga dielli si dhe kapele të forta.

3. Gradualisht shkoni drejt punëve të rënda. Nëse është e mundur, bëni punën më të vështirë gjatë kohës më të flladshme të ditës. Punëtorët që ekspozohen papritmas për të punuar në një mjedis të nxehtë përballen me rreziqe shtesë për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Punëtorët e rinjë dhe ata që kthehen nga pushimet duhet të jenë shumë të kujdesshëm në sigurinë që të qëndrojnë të hidratuar.

4. Bëni më shumë pushime në nxehtësinë dhe lagështinë ekstreme. Lëvizni në hije ose në një zone të freskët siç është një ndërtesë me ajër të kondicionuar ose makinë kur është e mundur, por përpiquni të mos hyni dhe dilni nga ajri i kondicionuar shumë sepse do ta bëj më të vështirë për ju që të përshtateni me nxehtësinë. Përdorni flladitëse kur është e mundur.

5. Zgjedhni drekën tuaj me kujdes. Ushqimi i shpejtë është i pasur me yndyrë dhe konservantë dhe do të vendosë një ngarkesë të lartë kalorike në sistemin e tretjes. Provoni të hani një mëngjes të bollshëm, kështu që të mos jeni aq të uritur gjatë drekës. Hani dreka të lehta që përfshijnë fruta, perime dhe sallata.

6. Vëzhgoni bashkëpunëtorët tuaj dhe jini vigjilent për shenjat e rraskapitjes së nxehtësisë. Simptomat e hershme përfshijnë letargji, çorientim, pengim, rënie të mjeteve, të folur të paqartë ose mos reagim. Goditja e nxehtësisë, pra infarkti është një urgjencë mjeksore që kërkon të telefonohet në 112 dhe të ftohet menjëherë.

Duke trajnuar punonjësit për shenjat e hershme të rraskapitjes së nxehtësisë, duke marrë masat e duhura paraprake dhe duke përdorur këshilla si ato të renditura më sipër, punonjësit e ambienteve të jashtme do të zvogëlojnë rrezikun e lidhur me nxehtësinë.

Cilat janë llojet e korrozionit (ndryshkut) dhe si të parandalohet?

Korrozioni është një fenomen që ndodh në metale si rezultat i një reaksioni kimik të shkaktuar nga faktorët e jashtëm që e shpërbëjnë shtresën e sipërme të sipërfaqes së metalit.
Metali ndryshket kur reagon me një substancë tjetër sikur oksigjeni, hidrogjeni, papastërtitë dhe bakteret. Poashtu mund të ndodhë edhe kur metalet si çeliku vendosen nën shumë presion duke shkaktuar plasaritje të metalit.

Korrozioni i njëtrajtshëm 

Është një ndër format më të zakonshme të korrozionit e cila zakonisht zhvillohet në zona të mëdha të sipërfaqes së një materiali.
Shumicën e rasteve shkaktohet kur metali ekspozohet në atmosferë të hapur, tokë dhe ujëra natyralë, duke çuar në pamjen e ndryshkur.

Korrozioni me gropa 

Korrozioni me gropa është një formë në të cilën prodhohen kavitete ose krijohen “vrima” në material. Krijimi i këtyre gropave konsiderohet të jetë shumë i rrezikshem pasi është vështirë të diktohet në fillim pasi që produkti i korrozionit shpesh i mbulon gropat, dhe pastaj e bën të vështirë të parandalohet.
Kjo formë e rrezikshme e korrozionit për fat të keq mund të shkaktojë dështimin e një sipërfaqe të madhe të metalit.

Korrozioni i çarjes

Kjo formë e korrozionit ndodh në zonat ku oksigjeni është i kufizuar, të tilla sikur tek kokat e bulonave ose në pjesë të mbyllura. Ky lloj korrozioni rezulton në përçarje midis dy zonave të metalit.
Mosbalancimi midis çarjes dhe pjesës tjetër të materialit kontribuon në nivelet të larta të korrozionit. 
Gërryeja e çarjeve mund të ndodhë në temperatura më të ulëta se gërryerja e gropëzave, por mund të minimizohet me projektim të duhur.

Korrozioni i thyerjes me stres

Ky lloj i korrozionit i referohet rritjes së çarjeve për shkak të një mjedisi të papërshtatshëm veçanërisht në temperatura të larta i cili mund të çojë në dështimin e metaleve.
Ambientet specifike kanë një rëndësi thelbësore pasi që përqëndrime shumë të vogla të kimikateve të caktuara mund të shkaktojnë dëmtime shkatërruese dhe të papritura të metalit.

Korrozioni Galvanik

Kjo formë e korrozionit ndodh kur dy metale të ndryshme kanë kontakt fizik me ndonjë elektrolit të zakonshëm (siç është uji i kripur). 
Njëra pjesë e metalit (katoda) është e mbrojtur, ndërsa pjesa tjetër (anoda) është e gërryer. Shpejtësia e sulmit në anodë përshpejtohet, krahasuar me shpejtësinë kur metali është i bashkuar.

Efektet e korrozionit

Kostoja vjetore në të gjithë botën për korrozion metalik llogaritet të jetë mbi 2 trilionë dollarë, megjithatë ekspertët besojnë se 25-30% mund të parandalohet me mbrojtje të duhur.
Produktet ndërtimore të projektuara dobët mund të çojnë në një strukturë e cila mund të ndryshket shpejtë dhe që shkakton një humbje të burimeve natyrore.
Si shtesë korrozioni mund të çojë në shqetësime të sigurisë, humbje të jetës, kosto shtesë indirekte dhe dëmtim të reputacionit.

Si të parandalohet?

Ekzistojnë disa mënyra të ndryshme për ta parandaluar korrozionin duke përfshirë:

  • Përdorimi i metaleve jo-korrozive, siç janë çeliku ose alumini.
  • Sigurohuni që sipërfaqja metalike të mbetet e pastër dhe e thatë
  • Përdorni produkte tharëse të metaleve
  • Përdorni një shtresë ose produkt pengese si yndyrat, vaji, bojërat ose veshjet me fibra karboni
  • Vendosni një shtresë mbushjeje, për shembull gur gëlqeror, me tubacione nëntokësore

Këta parandalues efektivë të korrozionit mund të ndihmojnë në zgjatjen e jetës së aseteve tuaja. 

Metoda të thjeshta për t’i zgjedhur problemet elementare të banjos

Tualeti është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Çfarëdo lloj prishje hidraulike në banjë mund të na shqetësoj për pjesën tjetër të ditës. Pra, mos u shqetësoni sepse për ju kemi listuar variante të ndryshme se si t’i rregullojmë ato probleme.

Bllokimi i lavamanit 

Shumicën e herëve bllokimi i lavamanit mund të shkaktohet nga mbetja e materialit të sapunit, dhe mënyra më efektive për ta zhbllokuar është metoda me ujë të vluar. Mbusheni një enë të madhe me ujë dhe vendoseni për ta vluar. Pastaj derdhni ujin në kullues në tre ose katër faza të ndryshme. Nëse kjo metodë funskionon atëherë do ta vëreni rezultatin menjëherë.

Kokat e dushit që pikojnë

Shumica nga ju ndoshta nuk e konsideroni një problem të madh rrjedhjen e kokës së dushit, por kjo është njëra ndër arsyet e rritjes së faturës tuaj të ujit. Poashtu lagështia nga kjo mund të çojë në rritjen e mykut. 

Rregullimi i këtij problemi mund të jetë shumë i thjeshtë. E para është të shikosh nëse ka hapësirë për ta shtrënguar ndonjë vidë, e nëse jo duhet të bëhet ndrrimi komplet i kokës së dushit që në këtë rast ja vlen për të kursyer në një mënyrë më afat-gjatë.

Rubinetat që pikojnë 

Edhe pikimi i rubinetave është një problem që injorohet shumicën e kohës, por që mund të rezultojë në humbje të pakontrolluar të ujit dhe rritje të mykut.

Si alternativë e duhur dhe fillestare është të fikni sistemin e ujit, të hiqni rubinetin, dhe pastaj të kontrolloni me një profesionist për të parë se ku qëndron problemi. Nëse të dyja rubinetat pikojnë, ndoshta është koha për ndërrimin e pajisjeve të banjës.

Presioni i ulët i ujit

Presioni i ulët i ujit është poashtu një problem tjetër i shpeshtë në shumë banjo. Në shumicën e kohës është e vështirë të dihet shkaku i këtij problemi. Presioni i ujit shpesh ngadalësohet për shkak të grumbullimit të shkallës së gëlqeres në sistemin e tubacioneve. 

Shkalla e gëlqeres është një substancë e bardhë dhe e fortë që formohet për shkak të pranisë së karbonatit të kalciumit në ujë.

Shkalla e gëlqeres mund të hiqet nga një proces i cili heq shkallët e gëlqeres të njohur si shkrirja. Kjo bëhet duke kaluar një pastrues ose tretësirë ​​për shkrirjen përmes sistemit të kalimit të ujit. 

Zgjidhja e shkrirjes mund të gjendet në çdo dyqan të përgjithshëm. Nëse shkalla e gëlqeres nuk është shkaku i presionit të dobët të ujit, atëherë mund të jetë koha të ndryshoni kokën e dushit.

Aroma e keqe

Është e vështirë të injorohet çdo aromë e keqe nga banjoja. Kjo mund të vijë nga çdo burim, përfshirë tualetin, për shkak të ujit të ndenjur, ajrosjes së papërshtatshme, kullimit të bllokuar, etj.

Mënyra më e mirë për t’i larguar erërat e pa-dëshiruara është të hapim dritaren dhe ta lëjmë ajrin që të futet brenda dhe erën e keqe të largohet. Ka edhe shumë mënyra tjera të cilat mund t’i provojmë në shtëpi për ta larguar erën e keqe.

Sidoqoftë, nëse aroma vazhdon, ajo mund të vijë nga brenda kanalizimit. Këshillohet që në raste të tilla të telefononi një hidraulik.

Tualeti i bllokuar

Një tualet i bllokuar është makthi më i madh i cdo kujt. Nëse nuk trajtohet siç duhet, kjo gjithashtu mund të çojë në tejmbushje. Mënyra më e mirë për tu marrë me këtë çështje është duke përdorur spirale për pastrimin e gypave për të hequr qafe mbeturinat e padëshiruara që bllokojnë vendkalimin. 

Tualet që rrjedh vazhdimisht

Tualeti që rrjedh është një shqetësim për të gjithë për shkak se shkakton humbje të madhe të ujit. Njëri ndër shkaqet për këtë problem mund të jetë zinxhiri në rezervuarin e ujit. Ja vlen të hedhet një sy brenda rezervuarit të ujit për të kontrolluar nëse zinxhiri është bllokuar. 

Një rregullim krejtësisht i thjeshtë mund të ndalojë një problem të madh. Nëse problemi nuk zgjidhet, atëherë duket se është koha për një zinxhirë të ri.

Mungesa e ventilimit të duhur

Një ventilim jo i mirë mund të shkaktojë shumë probleme brenda banjos. Një banjo efikase duhet të ketë një sistem ventilimi që e lejon ajrin e lagësht të kalojë dhe ajrin e pastër e lejon që të hyjë në hapësirë.

Duhet të bëhet një kontroll i rregullt për të siguruar që ventilatorët po punojnë si duhet. Ventilatorët e dëmtuar ose mos-çarkullimi i ajrit mund të çojë në lagështi të zgjatur brenda banjës që shkakton probleme të shumta. Ventilatorët që nuk janë në gjendje pune duhet të kontrollohen nga profesionistë.

Formimi i mykut

Lagështia brenda banjos krijon hapësirën e përsosur të shumimit të mykut ose formimin e kërpudhave. Thithja e ajrit që shkaktohet nga myku mund të rezultojë në bllokim të rrugëve të hundës, ngushtim në gjoks, ulje të funksionit të mushkërive etj.

Arsyeja kryesore e formimit të  mykut shkaktohet nga mos-ventilimi i mirë. Myku poashtu mund të dëmtojë edhe hapësirën e mureve. Prandaj është mirë që një problem si ky të mos lihet anash për të shmangur probleme të tilla serioze.

Karakteristikat që ofron Peleti

Peleti është një lëndë djegëse e ngurtë, që nuk e ndot ambientin.
Peleti prodhohet nga materiale të rinovueshme siç janë ashklat e drurit dhe pluhuri i sharrës.
Ne e dijmë që Austria është ndër vendet me pyjet më të pasura në Evropë. Mbi 30 milion metra kub drunj rriten çdo vit.
Stoku i drurit në pyjet austriake është rritur për vite megjithë pëdorimin intesiv të drurit të ndërtimit, prodhimit të letrës dhe si një burim energjie.
Pse duhet të përdorni peletin për ngrohje?

Peleti si material i lëndës djegëse është shumë i qëndrueshëm

Investimet në një sistem të ri ngrohje janë të kushtueshme dhe për këtë arsye duhet të jenë fitimprurëse në planin afatgjatë. Rritja e rëndë e çmimeve dhe rreziqet e paparashikueshme karakterizojnë tregun e karburanteve fosile.
Në krahasim, furnizimi me dru nga pyjet shtëpiake është shumë më i sigurt dhe më i qëndrueshëm.
Austria prodhon më shumë pelet druri vetëm si nënprodukte të përpunimit të drurit sesa konsumohen në vend.

Me pelet ju kurseni më shumë

Përparësitë ekonomike të peletit të drurit mund të ju habisin.
Duke i krahasuar me vajin e fosilit apo gazin natyror, ju mund të kurseni rreth gjysmën e shpenzimeve tuaja në karburant.
Një faktor i rëndësishëm për efektivitetin e kostos së ngrohjes së peletit të drurit janë pajisjet ngrohëse shumë efikase që janë zhvilluar për këtë lëndë djegëse të ngurtë.
Kaldaja me ngrohje qendrore me pelet druri, si dhe soba me pelet druri, transformojnë më shumë se 90% të energjisë së përmbajtjes së karburantit në nxehtësitë përdorshme.
Në thelb, ky është kombinimi i kostove të ulëta të karburantit dhe pajisjeve efikase të ngrohjes që e bën përdorimin e peletit të drurit me kosto kaq efektive.

Peleti ofron komoditet

Kaldaja me ngrohje me pelet druri njihen për komoditetin e lartë të përdoruesit, funksionimin e thjeshtë dhe pastërtin.
Sobat me pelet druri kanë avantazhe të larta komoditeti krahasuar me sobat konvencionale të drurit.
Pasi të mbushet me pelet druri, soba me pelet siguron automatikisht ngrohje të qëndrueshme për 2-3 ditë.
Një herë apo dy herë në javë duhet pastruar hiri.
Përsosjet teknike, të tilla si ndezja, fikja dhe monitorimi i pajisjes ngrohëse me telefon celular plotësojnë imazhin e një sistemi ngrohje shumë miqësor për përdoruesit.

Peleti është material ekologjik

Meqenëse druri thithë të njëjtën sasi të CO2 nga atmosfera ndërsa rritet, siç emetohet gjatë djegies, lëndët djegëse prej drurit nuk kontribuojnë në përqëndrimin e dioksidit të karbonit në atmosferë.
Edhe nëse merret parasysh vendosja e lëndëve djegëse fosile për prodhimin dhe transportin e peletit të drurit, rezultati është një reduktim i CO2 me mbi 95% në krahasim me përdorimin e vajit të ngrohjes.

Avantazhe tjera në përdorimin e peletit si lëndë djegëse

Përdorimi i peletave të drurit jo vetëm që ofron avantazhe të konsiderueshme për mjedisin dhe përparësi të qarta ekonomike për klientët, por gjithashtu siguron edhe një treg të sigurt në të ardhmen për kompanitë vendase të cilat furnizojnë karburantin, prodhojnë pajisjet e ngrohjes, instalojnë dhe servisojnë ato.
Këto ishin disa nga avantazhet të cilat ju tregojnë që peleti është zgjedhja e duhur për ngrohje, nga të gjitha lëndët tjera djegëse.

Si ta mbajmë dyshemenë e laminatit të pastër dhe të ndriqueshme

Dyshemeja e laminatit kërkon një mirëmbajtje të veçantë për t’i mbajtur ato me shkëlqim. Për ta bërë më të lehtë të ecni me çorape të bardha lehtësisht nëpër shtëpi atëherë duhet të ndiqni këto këshilla të thjeshta.

Mbrojeni atë 

  • Pastroni menjëherë njollat e ujit. Uji ose lëndët tjera të lëngshme janë disa nga armiqt kryesorë të laminatit.
  • Mos përdorni asgjë që e nxit shkëlqimin. Shumica e këtyre substancave grumbullojnë dyll dhe është shumë e vështirë për t’i hequr.
  • Siguroni të vendosni tepih në vendet ku parapëlqejnë të rrijnë kafshët tuaja shtëpiake apo fëmijët e vegjël.
  • Uthulla është një substancë e cila mbetet të debatohet. Shumë njerëz e përdorin uthullën me ujë të ngrohtë për të pastruar njollat e kafshëve shtëpiake. Megjithatë, e përdorur në shumicën e kohës mund të rezultojë në dëmtimin e pjesës mbrojtëse të laminatit.
  • Pastrimi tradicional me lëndë të lëngshme nuk është i sygjeruar.
  • Mundohuni ta shmangni ecjen me taka. Mundohuni t’i lini ato përpara derës tuaj.
  • Shkurtoni thonjtë e kafshëve shtëpiake. Pjesët e dëmtuara mund të rezultojnë në dëmtimin e pjesës mbrojtëse të laminatit, duke e lejuar që uji të ndërhyjë gjatë kohës së pastrimit.
  • Për të njëjtën arsye, vendosni jastëk mbrojtës nën të gjitha këmbët e tryezës dhe karriges.

Këshilla për mirëmbajtje

  • Fshini shpesh. Një fshesë e thjeshtë me fije mund të ngrejë pjesën më të madhe të flokëve, të qimeve të kafshëve shtëpiake, pluhurin dhe papastërtinë që grumbullohet në dyshemenë tuaj.
  • Për të arritur pluhurin e vështirë nëpër cepat e dhomave tuaja përdorni furçë të vogël. 
  • Përdorni mjete pastruese të lagura në vend që ta lagni dyshemen, për arsye që më pak ujë të depërtojë midis shtresave të laminatit. Uji i ngrohtë është më i rekomanduar gjatë pastrimit.

Si të kemi idetë e duhura për zgjedhje të ngjyrave në shtëpinë tuaj

Zgjedhja e ngjyrave të duhura e bën gjithmonë diferencën në interierin e një shtëpie. Por, pyetja kryesore është nga të ja fillojmë dhe se si ta bëjmë zgjedhjen e tyre? Zgjedhja e ngjyrave dhe procesi i të menduarit nëse ato shkojnë së bashku është pjesa më e vështirë. Pra, kërkimi në internet i të informuarit se cilat ngjyra shkojnë së bashku është një ide shumë e mirë, dhe ju jeni në vendin e duhur.
Ne përmes artikullit do të ju ndihmojmë se si t’i gjeni ngjyrat perfekte dhe si t’i zbukuroni muret me ato.

Filloni me dhomën e ndejës

Është vendi më i mirë për të  filluar pasi që është një nga dhomat qendrore që e bën lidhjen me dhomat tjera si kuzhinën, sallën e ngrënies, ballkonin etj.
Mënyra më e lehtë për të filluar është me ngjyrat që juve ju pëlqejnë dhe të krijoni një nuancë të caktuar në mendje për një dhomë specifike.
Të shikojmë për dhomat me nuanca të theksuara nuk është një ide e keqe, pasi që pas zgjedhjes së tyre është më e lehtë të zgjedhësh ngjyra të tjera.

Përdoreni teorinë e ngjyrave

Një metodë e lehtë dhe e sygjerueshme është të zgjedhim nga vegla e rrjetës së ngjyrave. Zgjedhni ngjyrën tuaj të preferuar dhe vazhdoni të zgjedhni të njëjtat hije për muret dhe dhomat ngjitur.
Ju poashtu mund t’i kombinoni ngjyrat e njëjta me ngjyrën e bardhë për të krijuar ngjyra më të lehta sekondare. Si ngjyra primare ju mund të përdorni të kuqen, të verdhën dhe të kaltërtën, që me kombinimin e tyre rrjedhin edhe ngjyrat sekondare. 
Ta përdorni veglën e rrjetës së ngjyrave ju ndihmon të kombinoni ngjyrat dhe të ju siguroj se ato shkojnë së bashku.

Në fund të fundit, dukja është ajo që ka rëndësi!

Ju mund të transformoni ndjenjën e çdo dhome në shtëpinë tuaj duke shtuar disa ngjyra me nuanca të ndryshme.
Këtu i kemi disa kombinime të ngjyrave që njihen si më të popullarizuara:

  • E kuqja dhe e gjelbërta – shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën 
  • E kaltër, e gjelbër dhe vjollcë – ngjyra më të ftohta
  • E kuqja, e verdha dhe portokalli – japin më shumë gjallëri
  • Hijet e ngjyrave të ftohta – japin pamje delikate dhe qetësuese
  • E kaltër, rozë, e verdhë e lehtë, livando – ngjyra më të ndezura

Dukje elegante me ngjyra neutrale

Ju mund të mendoni se si ngjyrat neutrale mund të sjellin elegancë në muret tuaja? 
Ngjyra neutrale nuk janë më vetëm ngjyra e bardhë ose kafe e ndritur. Ngjyra të ndryshme janë gjithashtu të disponueshme, të tilla si ngjyrat e bajames, kafe me ton të kuq, sofër ose ngjyra e granatit.
 Ngjyrat neutrale sjellin fleksibilitet brenda një dhome dhe ofrojnë elegancë të menjëhershme dhe një ndjenjë pasurie.

Konsultohuni me një ekspert të ngjyrave

Është një ide shumë e mirë të konsultohemi me njohës të ngjyrave si për shembull nëpër dyqane ku shiten ngjyrat. Përpara se të shkoni është një ide e mirë të përgaditeni të hulumtoni për ngjyrat të cilat mund të ju përshtaten juve dhe ta pyesni se cilat lloje shkojnë më objektin tuaj.
Pasi të vendosni zgjedhjet tuaja, është një ide e mirë t’i merrni disa mostra dhe t’i provoni në shtëpi.

Mos harroni t’i provoni mostrat

   Testimi i hijeve të ndryshme të ngjyrave në murin tuaj para lyerjes është pjesa më e rëndësishme për gjetjen e ngjyrës perfekte. 
Në fund mos harroni t’i llogaritni saktë sasinë e bojës që ju nevojitet për lyerje.
Nuk ju duhet të shpenzoni shumë kohë dhe para në një dizajner të interierit për të jua dizajnuar pamjen e shtëpisë tuaj. Me pak hulumtim dhe imagjinatë mund t’ju ndihmojë të merrni pamjen që dëshironi.

6 Mënyra të thjeshta që të ndihmojnë ta kesh shtëpinë të gatshme për dimër

Dimri vetëm se ka bërë një thirrje ditëve të fundit se është afruar, andaj bëni gati gjërat esenciale që nevojiten të rregullohen para se të vijnë temperaturat e ulëta dhe të pengojnë çdo punim tuajin.
E rëndësishme për ne është çdo informim që mund t’ju ndihmojë që përgjatë stinës së dimrit ju të jeni rehat dhe komod, dhe të mos keni asnjë brengë gjatë temperaturave të ftohta.
Andaj ndiqni hapat e mëposhtëm se cilat janë disa nga veprimet që duhet ndërmarrë para se të fillojnë ngricat dhe temperaturat e ftohta. 

1. Bëni gati sistemin e ngrohjes

Siguroni një teknik të ngrohjes që do mund të ekzaminojë ngrohjet e shtëpisë suaj. Para se të filloni përdorimin e ngrohjeve gjithmonë duhet të siguroheni për sistemin e ngrohjes, nëse është duke funksionuar mirë, apo ka nevojë për riparime.
Ky është një veprim që duhet kryer në fillim të dimrit, mos prisni të vijë acari dhe atëherë të jeni në pritje të teknikëve, sepse edhe shumë të tjerë do kenë nevojë për teknikë të ngrohjeve gjatë ditëve të dimrit.

2. Hiqni digat e akullit, ose parandaloni formimin e tyre

Shumë shpesh ndodh të shohim që nga çatia e disa objekteve, dhe shtëpive të formohen digat e gjata të akullit, që janë si pasojë e rrjedhjes së ujit dhe ngrirjes përgjatë temperaturave shumë të ulëta.
Ju duhet ta parandaloni formimin e digave të akullit menjëherë, ato përveç se pas shkrirjes  i gjithë ai ujë do të rrjedhë në shtëpinë tuaj, apo objektin ku ju veproni, këto diga edhe mund të këputen dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze.
Mënyra më e mirë për t’i parandaluar formimin e digave është identifikimi dhe rregullimi i rrjedhjeve të ajrit, dhe izolimi adekuat në papafingo të shtëpisë, ku e kundërta natyrisht që ndikon në formimin e digave të akullit.

3. Pastrimi i Ulluqeve

Në momentin që ulluqet e shtëpisë suaj janë plot me mbetje si nga gjethet, dhe mbeturina tjera që mund të mblidhen në ulluqe, atëherë uji nuk mund të kaloj nëpërmes mbetjeve dhe kështu do të dal në sipërfaqen e çatisë apo muret e shtëpisë duke lënë mbrapa dëme, si dhe të shkaktojë rrjedhje nga digat e akullit.

4. Ndalni rubinetat e jashtme

Uji që mbetet në rubinetet e jashtme i pa tharë mund të ngrijë nëpër tuba, dhe kjo mund të shkaktojë plasjen e tubave me formësimin e akullit.
Atëherë shkëpusni të gjitha zorrat e kopshtit, duke vazhduar me kulluarjen e ujit që mbetet në rubineta.

5. Mos i krasitni pemët ose shkurret deri në fund të dimrit

Gjymtyrët e bimëve shkatërrohet pas acarit të dimrit dhe për këtë arsyje bëhet edhe krasitja e pemëve ose shkurreve.
Mirëpo koha më e mirë për krasitjen e pemëve është fundi i dimrit, para se të fillojë pranvera. Ajo është koha kur bimët kanë qenë në gjumë të thellë dhe tani është koha të zgjohen dhe lulëzojnë.

6. Pastrimi i oxhakut

Para se të nisni ndezjet e ngrohjes qoftë kjo me djegie gazi, vaji, druri apo qymyri, oxhaku juaj duhet të jetë i pastër dhe i gatshëm për përdorim.
Pastrimi i oxhakut do te parandalojë ndezjet e mëdha dhe të dëmshme të zjarrit, si dhe do parandalojë depërtimin e monoksidit të karbonit në shtëpinë tuaj.
Këto ishin disa nga hapat që ju duhet t’i ndiqni për të kaluar një dimër pa asnjë brengë për shtëpinë tuaj.

Përfitimet që ua sjell një izolim i mirë

Koha e dimrit është brenga që na sillet në kokë që kur fillojnë reshjet e para në fund të verës. 

Se për që rritet kostoja e energjisë elektike, harxhimeve, dhe ndroja e enigmës se sa i ftohtë do të jetë ky dimër, e kemi të ditur dhe na përsëritet çdo vit. 

Mirëpo, viti 2020 lë shumë për të dëshiruar sa i përket brengave, duke u bazuar nga ngjarjet në këtë vit. 

Për të hequr një barrë nga supet, izolimi i shtëpisë është një nga mënyrat për tu përballur me të ftohtin, nxehtin, zhurmat dhe për të ndjerë komoditetin brenda shtëpisë. 

Izolimi i shtëpisë e ruan shtëpinë tuaj nga i ftohti përgjatë dimrit, nxehtit përgjatë verës, dhe zhurmat e jashtme. Gjithashtu, duke mos e harruar faktin që momentin që ju vendosni të izoloni shtëpinë tuaj, ju edhe i zvogëloni kostot që deri më tani kanë qenë më të larta. 

Cilat pjesë të shtëpisë duhet izoluar? 

Ditët e ftohta duket sikur e fusin acarin nga çdo pjesë e shtëpisë, dhe dikur vetëm nuk gjen vend tjetër për të mbuluar vrimat nga të cilat depërton ai acar.

Ku janë vendet dhe pjesët e shtëpisë që duhet izoluar: 

Kulmi apo çatia,

Muret,

Dyshemeja,

Dyert dhe dritaret.

Cilat janë materialet që duhet përdorur?

Izolimin e këtyre pjesëve mund ta bëni me materiale dhe produkte të ndryshme. Merrni shembull Lesh Gurin dhe Lesh Xhamin si materiale dhe produkte për izolim. 

Leshi i Gurit është material që përdoret për izolim ndaj nxehtësisë, dhe po ashtu zhurmës. Ky material është rezistent ndaj zjarrit dhe ujit, duke përmbajtur 97% fibra natyrale. Materiali i Leshit të Gurit përdoret për izolimin e shtëpive, banesave apo objekteve të ndryshme. 

Edhe Leshi i Xhamit, njëashtu si Leshi i Gurit, përdoret për izolimin e shtëpive, banesave dhe objekteve.

Ky material ka përçueshmëri termike të ulët, me shumë jetëgjatësi, si dhe fibrat janë rezistent dhe ka më pak peshë se Leshi i Gurit.

Leshi i Xhamit duron nxehtësi deri në 200 gradë celcius. 

Këto dhe ndër shumë materiale dhe produkte tjera që shërbejnë për izolim, ju mbrojnë juve nga i ftohti, nxehtësia si dhe zhurmat e ndryshme. Ndihmojnë padyshim për një jetë më komode dhe me më pak shpenzime.