Anker për Profil CD
Falë sustës së tyre të fiksimit, ankerat mundësojnë instalimin veçanërisht të shpejtë dhe të lehtë të tavaneve të pezulluara. Ankerat me levën rrotulluese gjithashtu thjeshtojnë rregullimin e profileve dhe kështu ndihmon për të kursyer kohë.
Distancer për Pllaka Gipsi
Varëset për profila të gipsit janë të prodhuara nga çeliku i lehtë dhe kanë kapacitet të ngarkimit deri në 0.40 kN. Përdoren për fiksimin e nënstrukturës së tavaneve të pezulluara dhe mbulesave të murit.
Kënde Alumini
Profili këndor është ideal për mbrojtjen e këndeve të jashtme të pllakave te gipsit (Knauf). Përdoret për dekorimin e brendshëm.
Kënde me Rrjetë
Këndet me rrjetë përdoren për mbrojtjen e këndeve vertikale nga çarja. Po ashtu, këndet me rrjetë shërbejnë edhe si lidhje në mes të llaçit dhe mureve.
Kryqëzor për Profil CD
Kapëse të galvanizuara për të lidhur kanalet kryesore CD me kanalet CD të poshtme
L-Profil për Pllaka Gipsi (Armstrong)
L-Profil që përdoret për konstruksionin e pllakave të gipsit për tavan (Armstrong).
Profil CD 3m – 4m
Profilet CD janë të bëra prej çelikut të butë dhe përdoren si profile themelore apo mbështetëse për tavane të pezulluara si dhe profil qëndrues për mbulesat e mureve.
Profil CW 3m; 50mm – 100mm
Profilet CW janë të bëra prej çelikut të butë dhe përdoren si profil qëndrues për muret e montimit, por edhe si profil mbështetës për tavanet vetë-mbështetëse.
Profil UD 3m
Profilet UD janë të bëra prej çelikut të butë dhe përdoren si profile anësore për tavane të pezulluara si dhe për mbulesat e mureve.
Profil UW 4m; 50mm – 100mm
Profilet UW janë të bëra prej çelikut të butë dhe përdoren si profile anësore për mure.
Tel “1” për Profila të Pllakave të Gipsit
Teli “1” përdoret për montimin e sistemeve të pllakave të gipsit (Knauf) si dhe pllakave të gipsit për tavane (Armstrong).
Tel për Profila të Pllakave të Gipsit; 12.5cm – 100cm
Teli me vrimë përdoret për montimin e sistemeve të pllakave të gipsit (Knauf) si dhe pllakave të gipsit për tavane (Armstrong).
Vazhduese për Profil CD
Lidhës gjatësor (për profilet CD 60). Një lidhës i përdorur për bashkimin gjatësor të profileve CD 60 ndërsa ndërtoni tavane të pezulluara ose papafingo në vendet ku kërkohen profile më të gjata