Ndriçues Rrugor Solar LED 200W
81.00 € / copë · Kodi KO-123
Përshkrimi
Ndriçuesi Solar LED 200W është modeli me fluksin më të lartë ndriçues në këtë seri, me 2220 lumenë. Është një zgjidhje për ndriçimin e parkingjeve, oborreve të mëdha, hapësirave komerciale dhe zonave të jashtme ku nevojitet ndriçim më i fuqishëm.
I pajisur me panel solar 6V/12W, bateri 20000 mAh, sensor dhe telekomandë, mundëson shfrytëzimin e energjisë diellore pa lidhje direkte me rrjetin elektrik. Konstrukti me mbrojtje IP65 është i përshtatshëm për përdorim të jashtëm.
Dërgesë me postë në gjithë Kosovën ose merre vetë në depon tonë në Prishtinë. Pagesa me para në dorë, kur e merr mallin.