Shpakëll i Lakuar BEOROL – 3” / 80 mm
7.10 € / copë · Kodi IG-302 · Beorol
Përshkrimi
Shpakëlli i lakuar BEOROL 3” është vegël profesionale për aplikimin, shpërndarjen dhe rrafshimin e materialeve gjatë punimeve të gletimit, suvatimit dhe renovimit.
Tehu prej çeliku të lëmuar, i lakuar në kënd 150°, mundëson kontroll më të mirë gjatë punës dhe lehtëson përgatitjen e sipërfaqeve. Doreza prej druri ahu siguron kapje të rehatshme dhe qëndrueshmëri gjatë përdorimit.
Specifikimet
| Materiali i tehut | Çelik i lëmuar |
|---|---|
| Gjerësia e tehut | 80 mm (3”) |
| Trashësia e tehut | 1,5 mm |
| Këndi i lakimit | 150° |
| Doreza | Dru ahu, e fiksuar me dy thumba |
| Përdorimi | Përgatitja dhe riparimi i sipërfaqeve, gletim dhe punime dekorative |
Dërgesë me postë në gjithë Kosovën ose merre vetë në depon tonë në Prishtinë. Pagesa me para në dorë, kur e merr mallin.